Në Kavalla të Perandorinë Osmane së atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha, djali i dy prindërve shqiptarë. Njohur botërisht si themeluesi i shtetit modern Egjiptian, ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe, sigurisht, fuqizimin e ushtrisë së saj. Duke qenë një komandant i fuqishëm dhe i pushtetshëm në Perandorinë Osmane, ai jo vetëm që arriti të shtrijë sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (sundoi 17 maj 1805 – 2 mars 1848), por bëri histori edhe si një figurë me rëndësi madhore në Ako, Gaza, Jerusalem, Siri, Alepo, Damaskë, Mekë, Medinë etj. Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi sundoi Egjiptin deri në revolucionin e vitit 1952, kur mbreti Farouk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë të udhëhequr nga Mohamed Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, duke krijuar kështu Republikën e Egjiptit. (Në fotografi: Portreti i Mehmet Ali Pashës)
Teksti: http://www.radiandradi.com/
Fotografia: © https://www.meisterdrucke.ie/
Përpunim grafik: AHF




