Qeveria e Pajtimit Kombëtar

Lexo ngjarje:

U votua për krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila do të drejtonte ekzekutivin e vendit deri më 24 korrik 1997. Qeveria e Pajtimit Kombëtar u krijua në një situatë tejet të rënduar shoqërore, politike, ekonomike, financiare e sociale. Kjo qeveri punoi në disa drejtime kryesore: Stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë, stabilizimi i situatës ekonomike dhe i furnizimit të popullit, zotërimi i situatës financiare dhe përgatitja e zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Qeveria e Pajtimit Kombëtar përbëhej: Belul Çelo si ministër i Brendshëm, Shaqir Vukaj si ministër i Mbrojtjes, Arjan Starova si ministër i Punëve të Jashtme, Arben Malaj si ministër i Financave, Spartak Ngjela si ministër i Drejtësisë, Eduard Ypi si ministër i Privatizimit, Astrit Kalenja si ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit, Myqerem Tafaj si ministër i Arsimit të Lartë dhe i Kërkimeve Shkencore, Luan Skuqi si ministër i Arsimit dhe Sporteve, Haxhi Aliko si ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, Kastriot Shtylla si ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike, Foto Lluka si ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë, Engjëll Ndocaj si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas, Elmaz Sherifi si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Vasillaq Spaho si ministër i Punëve Publike, Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. (Në fotografi: Bashkim Fino, kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.)

Teksti: https://shtetiweb.org/

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Qeveria_e_Pajtimit_Komb%C3%ABtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img