Xhemal Naipi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi myftiu Xhemal Naipi, teolog, kadi, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve (1916), senator, kryetar i Këshillit Kombëtar (1920), deputet, kryetar i Lëvizjes së Legalitetit (1943). Në vendlindje kreu arsimin fillor e të mesëm, ndërsa u zhvendos drejt Stambollit për të ndjekur studimet e larta në teologji e jurisprudencë. Në mjedisin universitar frekuentonte rregullisht bibliotekat e pasura, duke kultivuar kështu njohuri të gjera mbi kulturën e Lindjes. Pas përfundimit të detyrimeve akademike, u kthye në Shkodër, ku nisi të shërbente si kadi. Naipi, krahas angazhimit klerikal, radhitej mes figurave protagoniste të ngjarjeve më të rëndësishme në shkallë kombëtare, duke nisur nga Shpallja e Pavarësisë e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në pranverën e vitit 1920, ushtroi funksionet e kryetarit të Këshillit Kombëtar (Senatit), të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Qe ligjvënës, si përfaqësues i Shkodrës, gjatë kohës së Mbretërisë. Për aktivitetin e tij atdhetar në zhvillimet e luftës, u cilësua “antiitalian” dhe u internua në Ceresara të Mantovës, ku u mbajt deri në vitin 1942. Në kthim, u zgjodh kryetar i Lëvizjes së Legalitetit. Me instalimin e regjimit totalitar, familja Naipi u internua në Berat. Më 7 tetor 1946, Naipi u arrestua dhe u deklarua nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës, fajtor për “pjesëmarrje në organizatë, e cila ushtronte aktivitet kundër pushtetit popullor” dhe për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”. Për këto akuza, u dënua me burgim të përjetshëm, iu konfiskua pasuria e tundshme dhe e patundshme, si edhe humbi çdo të drejtë civile. Naipi ndërroi jetë në vitin 1955, në burgun e Burrelit. Në shenjë vlerësimi të kontributit të tij në çështjet kombëtare, u dekorua nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Për veprimtari patriotike të klasit I”, me rastin e 75-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. (Në fotografi: Xhemal Naipi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. VI, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2017, faqe 7–8.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/xhemal-naipi-3/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img