Ndoc Suma

Lexo ngjarje:

Në Sumë të Nënshatit (Shkodër) lindi dom Ndoc Suma, martir i Kishës Katolike. Ndoqi Seminarin Papnor Shqiptar deri në vitin e dytë të teologjisë. Dy vitet e fundit i bëri në Insbruk të Austrisë pranë Kolegjit Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Shkodër, më 21 shtator 1911. Qe famullitar në Koman, Kçirë, Nënshat, Naraç, Laç i Vaut të Dejës, Pistull e Plezhë. U arrestua në Laç të Vaut të Dejës dhe u burgos në Shkodër, më 8 dhjetor 1946. U dënua më 16 dhjetor 1946 me 30 vjet burg dhe punë të detyruar. Pasi u sëmur rëndë u lirua më 25 nëntor 1954. U nda nga jeta në Pistull të Shkodrës, në vitin 1958. (Në fotografi: Dom Ndoc Suma)

Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndoc-suma/

Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-ndoc-suma/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img