Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Idhomene Kosturi

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Idhomene Kosturi, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, funksionar i shtetit shqiptar në vitet ’20. Veprimtarinë atdhetare e filloi në qytetin e lindjes në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës (1920) si përfaqësues i Korçës. Në qeverinë që doli nga ai Kongres, u caktua drejtor i Drejtorisë së Postë-Telegrafëve. Gjatë krizës politike të dhjetorit 1921 u caktua kryeministër i qeverisë teknike dhe qëndroi në fuqi nga 12–24 dhjetor 1921. Gjatë pushtimit italian të Shqipërisë qëndroi mënjanë ngjarjeve politike, por në tetor 1943 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar dhe u ngarkua me detyrën e kryetarit të këtij institucioni të ngritur me nxitjen e pushtuesve gjermanë. U vra në një atentat nga guerilet antifashiste të qytetit të Durrësit. (Në fotografi: Idhomene Kosturi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1325–1326.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Idhomeno_Kosturi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img