Ernesto Sabato

Lexo ngjarje:

Në Buenos-Ajres të Argjentinës lindi Ernesto Sabato, shkrimtar argjentinas me origjinë arbëreshe. Ai ishte biri i dy emigrantëve me origjinë nga Kalabria. E ëma quhej Giovanna Maria Ferrari dhe ishte një vajzë arbëreshe e lindur në San Martino di Finita, ndërsa i ati, Francesco Sabato, kishte lindur në Fuscaldo, të dy nga provinca e Kozencës. Shkrimtari ishte i dhjeti nga njëmbëdhjetë fëmijët që pati çifti, dhe lindi pas vdekjes së të vëllait, Ernestitos, të cilit i mori edhe emrin. Pas përfundimit të shkollës fillore, ndoqi ciklin e dytë në “Colegio Nacional ”, të La Plata-s. Më 1929 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Fizike-Matematike të Universitetin Kombëtar të La Plata-s. Mbasi përfundoi edhe doktoraturën në fizikë, ndoqi kursin e filozofisë dhe u transferua në Paris, ku qëndroi për dy vjet. Aty ndoqi kurset e Universitetit të Sorbonës dhe në të njëjtën kohë shoqërohej me poetët surrealistë të Montparnasit. Mbas kthimit në Argjentinë, vazhdoi punën e tij kërkimore mbi relativitetin. Në 1940 filloi mësimdhënien në Universitetin e La Plata-s deri më 1945-n, kur i braktisi përfundimisht shkencat fizike për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë dhe pikturës. U transferua në rrethinat e Pantanillo-s, në një vendbanim pa ujë e pa energji elektrike. Luajti një rol të rëndësishëm në historinë argjentinase post-golpiste, kryesisht gjatë qeverisjes së Raúl Alfonsín. Në vitin 1999, Sabato mori shtetësinë italiane. U nda nga jeta, më 2011. (Në fotografi: Ernesto Sabato)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://www.theguardian.com/world/2011/may/01/ernesto-sabato-obituary

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img