Formimi i Divizionit të II Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare

Lexo ngjarje:

U formua “Divizioni II Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare”. Në të u rreshtuan: Brigada III Sulmuese, Brigada VI Sulmuese, Brigada XVIII Sulmuese me gjithsej 3100 partizanë. Në nëntor 1944, me largimin e Brigadës III Sulmuese në Kosovë, Divizioni II përbëhej nga: Brigada VI Sulmuese, Brigada VII Sulmuese e Brigada XXII Sulmuese. Më 18 gusht 1944 u rreshtua në Korparmatën I Sulmuese dhe mori urdhër të marshonte drejt Shqipërisë së Mesme e të Veriut me detyrë të godiste forcat e armikut, të shkatërronte rrugët e tërheqjes dhe mjetet e transportit të pushtuesit, të godiste bashkëpunëtorët e tij, të ngrinte e të forconte pushtetin e këshillave nacionalçlirimtare në zonat e çliruara, të mobilizonte popullin në luftë për çlirimin e plotë të vendit. Në gusht–shtator 1944 forcat e Divizionit II Sulmues zhvilluan luftime kundër armikut në afërsi të Elbasanit dhe të Tiranës, i shkaktuan dëme të ndjeshme dhe në fund të shtatorit kaluan për të vepruar në krahinën e Mirditës, të Lezhës dhe të Pukës. Në muajt tetor–nëntor 1944 Divizioni II Sulmues vijoi mësymjen në Mirditë, Pukë, malësinë e Lezhës, Shalë e Shosh të Dukagjinit. Forcat e Divizionit II Sulmues, në bashkëveprim me Brigadën XXIII Sulmuese dhe XXIV Sulmuese dhe me “grupin partizan” të Shkodrës morën pjesë në operacionin për çlirimin e qytetit të Shkodrës. Pas çlirimit të saj, më 14 dhjetor 1944, Divizioni II Sulmues u rreshtua në Korparmatën III dhe kishte në përbërje Brigadën I Sulmuese, Brigadën XXIII Sulmuese dhe Brigadën XXIV Sulmuese. Divizioni II Sulmues drejtohej nga komandant Tahir Kadare dhe komisar Kriso Themelko. Botonte organin politiko-ushtarak “Buletini i veprimeve të Divizionit II Sulmues”. (Në fotografi: Partizanë të Divizionit II Sulmues, Farkë, Tiranë, tetor 1944.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 492.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img