Jani Vruho

Lexo ngjarje:

Në Vërtop të Beratit lindi Jani Vruho, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, publicist. Mësimet e para i mori në vendlindje. Mërgoi familjarisht në Egjipt (1881), ku bashkëpunoi me rrethet patriotike shqiptare. Në fushën e gazetarisë e të publicistikës hyri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Emri i tij është i lidhur me botimin e fletores satirike “Shkopi”, e cila kishte për devizë: “Mpron të drejtat e kombit shqiptar” (Kajro, 1907–1908). Në vitet 1909–1910 botoi gazetën “Rrufeja”, me moton: “Qyr me kujdes dëmet prej të huajvet”, e pasuar nga gazeta “Sepata” (1910). Në këto gazeta rrihej problemi i bashkimit kombëtar dhe i luftës me armë për pavarësi. Nga pozita të përparuara demokratike e antifeudale shkroi edhe në gazetat “Drita” e Shahin Kolonjës, “Liri e Shqipërisë” e Kristo Luarasit, “Shqypeja e Shqypnis” e Josif Bagerit etj. Mbrojti të drejtat e kombit shqiptar për liri, pavarësi e tërësinë tokësore të tij; përkrahu Kongresin e Lushnjës dhe Luftën e Vlorës (1920). Në emër të shoqërisë shqiptare të Egjiptit, më 1927 iu drejtua Lidhjes së Kombeve me një protestë kundër pakteve robëruese italo-shqiptare të viteve 1926, 1927; vepër, për të cilën regjimi i kohës e dënoi me vdekje në mungesë. U nda nga jeta në Egjipt, në vitin 1931. (Në fotografi: Jani Vruho)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2924.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Jani_Vruho

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img