Kuvendi i Dobërdolit

Lexo ngjarje:

Zhvilloi punimet “Kuvendi i Dobërdolit”, kuvend i krerëve të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare dhe i atyre që nuk u pajtuan me rikthimin në Kosovë nën pushtetin e Jugosllavisë komuniste. Ishte një përpjekje për riorganizimin e rezistencës dhe luftës antijugosllave në Kosovë, pas shpartallimit të forcave të Shaban Palluzhës. Kuvendi i zhvilloi punimet në Dobërdol të Klinës (Kosovë). Në të morën pjesë 19 grupe ilegale dhe përfaqësues të Rozhajës dhe të Pazarit të Ri, gjithsej 158 veta. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, fjalën hyrëse e mbajti Ymer Berisha, ndërsa procesmbajtëse ishte Marie Shllaku. Në Kuvend folën shumë pjesëmarrës, si Ukë Sadiku, Ymer Berisha etj. Folësit u angazhuan për nevojën e organizimit të përbashkët në luftë kundër brigadave partizanëve dhe pushtetit të tyre. Për shkak të sigurisë, dita e dytë e Kuvendit vazhdoi në një lokalitet tjetër, afro 1,5 km më larg. Ditën e dytë mbledhjen e hapi Ndue Përlleshi, ndërsa Ymer Berisha foli përsëri për bashkimin e forcave gjithëshqiptare në të gjitha viset në luftë të përbashkët kundër pushtetit të ri. Kuvendi zgjodhi Ymer Berishën udhëheqës politik, e Ukë Sadikun udhëheqës ushtarak. Gjithashtu u zgjodhën udhëheqësit politikë dhe ushtarakë për të gjitha zonat. U zgjodh kryesia prej 12 vetash, që më vonë u quajt “12 Këshillat” e Kuvendit të Dobërdolit. (Në fotografi: Pamje nga Dobërdol të Klinës.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 928.

Fotografia: © https://www.facebook.com/FshatiDoberdol/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img