Ogyst Dozon

Lexo ngjarje:

Në Francë lindi Ogyst Dozon (Auguste), ballkanolog dhe albanolog francez. Shërbeu në konsullatat franceze të Janinës, Selanikut etj. Botoi veprën “Manuel de la langue Albanaise”, Paris, 1879 (“Libër i gjuhës shqipe”), pjesa e parë e së cilës përmban përralla, këngë popullore, proverba dhe tekste të tjera të pabotuara. Pjesa e dytë ka një gramatikë sistematike të shqipes të bazuar në toskërishten, kryesisht në të folmen e Përmetit. Në një shtojcë përshkruhen edhe tiparet themelore të fonetikës e të morfologjisë së gegërishtes. Në fund të librit jepet një fjalor shqip-frëngjisht, me rreth 4000 fjalë. Përrallat u ribotuan vetëm frëngjisht në librin “Contes albanais”, Paris, 1881 (“Përralla shqiptare”), pajisur me një hyrje dhe me një pjesë të gjerë shkoqitëse. U nda nga jeta në vitin 1880. (Në fotografi: Ogyst Dozon)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 507.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Auguste_Dozon

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img