Kryengritja e Fierit

Lexo ngjarje:

U organizua “Kryengritja e Fierit”, e organizuar për përmbysjen e regjimit monarkik, likuidimin e ndërhyrjes së imperializmit italian dhe vendosjen e një regjimi republikan. Shkaku i saj ishte keqësimi i gjendjes ekonomike e politike të vendit. Kryengritja u përgatit nga “Organizata e fshehtë” antiqeveritare me qendër në Tiranë, e krijuar më 1934. Në të merrnin pjesë ushtarakë, komunistë, të rinj të Tiranës, Fierit e më vonë edhe të krahinave të tjera. Në organizatë morën pjesë gjithashtu çifligarë të mëdhenj e elementë që synonin të merrnin drejtimin e lëvizjes dhe ta shfrytëzonin atë për interesat e veta ekonomikë dhe politikë. Anëtarët e organizatës së fshehtë synonin të përmbysnin monarkinë me anën e një puçi ushtarak. Për mungesë të organizimit dhe të përgatitjes ajo shpërtheu para kohe dhe u lokalizua vetëm në Fier, në Mallakastër e në Skrapar. Forcat kryengritëse të Fierit e të Mallakastrës shpallën Republikën dhe sulmuan garnizonin e xhandarmërisë në Lushnjë. Aty ndeshën në qëndresën e trupave qeveritare dhe u shpërndanë. Degët e tjera të lëvizjes, që kishin premtuar se do të merrnin pjesë në kryengritje, nuk patën as kohë, as mundësi t’u vinin në ndihmë kryengritësve. Kryengritja e Fierit u shtyp me egërsi nga forcat qeveritare dhe disa prej drejtuesve të saj u dënuan me vdekje. Ajo pati jehonë në opinionin publik përparimtar shqiptar brenda dhe jashtë vendit. (Në fotografi: Pamje e qytetit të Fierit, 1938.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1368–1369.

Fotografia: © Muzeu Historik Fier

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img