Në fshatin Lëngëz të Kolonjës në një familje patriotike lindi pedagogu, poeti, shkrimtari dhe studiuesi Dhori Qiriazi. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë të Universitetit të Tiranës (1958). Punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë, në Ersekë. Dhori Qiriazi filloi të shkruante nga fundi i vitit 1950. Në vitin 1958, u botua përmbledhja e parë poetike e tij “Kur zemra rreh së pari”, që u pasua me vëllimet: “Balada intime” (1963), “Pishat me kristale” (1971), “Poezi” (Prishtinë, 1976) etj. Një pjesë e krijimtarisë së Dhori Qiriazit i kushtohet temës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku spikasin portrete partizanësh. (Në fotografi: Dhori Qiriazi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2183.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar
Përpunim grafik: AHCF




