Viktor Gjoka

Lexo ngjarje:

Në Peshtan të Tepelenës lindi Viktor Gjoka, aktor, Artist i Popullit. Në vitin 1946 u pranua si aktor në Teatrin Popullor. Ndër rolet më të arritura të viteve të para, janë: Klestakovi (“Revizori” i Nikolai Gogolit), Pristadoja (“Letra e humbur” e Jon Luka Karaxhales) etj. Në vitet 1957–1960 kreu studimet e larta për regjisurë teatri dhe kinematografie në Baku (Azerbajxhan). Rolet më të arritura të tij, janë: Nikollaq Jorganxhiu në komedinë “Karnavalet e Korçës” (1964) të Spiro Çomorës, dhe Halil Shkoza në dramën “Fytyra e dytë” (1968) të Dritëro Agollit, me të cilat fitoi çmimin e parë si aktori më i mirë në festivalet e teatrit të viteve përkatëse. Në vitin 1971 u largua për 15 vjet nga teatri. U rikthye në skenë me rolin e Spirakes në komedinë “Valsi i Titanikut” e Tudor Mushateskut. Prej vitit 1990 jetoi në Romë, ku ngriti shoqatën artistike kulturore “Dea”, me të cilën zhvilloi veprimtari artistike me tema shqiptare. U nda nga jeta në vitin 2007. (Në fotografi: Viktor Gjoka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 855.

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img