Edi Rama

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Edi Rama, veprimtar politik, kryeministër, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndoqi Liceun Artistik “Jordan Misja”; në vijim kreu studimet në degën e pikturës në Institutin e Lartë të Arteve (1986) dhe u emërua po aty si pedagog. Mori pjesë në lëvizjen studentore të vitit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist dhe në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Botoi një numër shkrimesh kritike për sistemin komunist si dhe për rolin e inteligjencës në një shoqëri demokratike. Në vitin 1995 fitoi një bursë në Cité des Arts dhe vijoi punën në Paris. Në vitet 1998–2000, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Prej vitit 2000, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë. Në këtë detyrë ka ndërmarrë një varg reformash dhe masash, që kanë sjellë ndryshime dhe përmirësime të shumta në qytetin e Tiranës. Veprimtaria e tij si kryetar bashkie i kryeqytetit është vlerësuar me titullin “World Mayor” (2004). Në tetor 2005 u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Si piktor ka marrë pjesë në ekspozita vetjake e kolektive në Shqipëri, në vende të ndryshme të Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në vende të Amerikës Latine. Nën drejtimin e Ramës si kryeministër, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Nën këtë lidership nisi zbatimi i një reforme epokale në sistemin e drejtësisë, reformë që do të pastrojë nga sistemi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk mund të shpjegojnë burimin e pasurisë së tyre, apo që kanë dhënë vendime arbitrare në të shkuarën. Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Edi Rama udhëhoqi socialistët drejt një mandati të dytë qeverisës. Pas rezultatit të thellë të shënuar në zgjedhje, për herë të parë në 25 vjet, një forcë politike do të drejtojë e vetme vendin, pa pasur nevojën e formimit të një koalicioni qeverisës. (Në fotografi: Edi Rama)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2212.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Edi_Rama

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img