Impresum

info@albanianheritage.al

12.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Maj, 2026

Beteja e Kaçanikut

Lexo ngjarje:

Më 30 prill 1910, nisi Beteja e Kaçanikut, ndërmjet kryengritësve shqiptarë të krahinave juglindore të Kosovës nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe forcave të ushtrisë osmane të komanduara nga gjeneral Shefqet Turgut Pasha. Forcat osmane prej repartesh të zgjedhura lëvizëse të Stambollit, Anadollit dhe Edrenesë, përbëheshin prej 16 000 këmbësorësh, 600 kalorësish, 64 topash, 120 mitralozash etj. Ato filluan në Kosovë operacionin për shtypjen e kryengritjes shqiptare (kryengritja kundërosmane e vitit 1910). Forcat kryengritëse në Grykën e Kaçanikut përbëheshin nga rreth 4 000 luftëtarë të armatosur lehtë. Forcat osmane të nisura nga Ferizaj dhe Shkupi iu afruan pozicioneve mbrojtëse të kryengritësve dhe u hodhën në sulm. Për dy ditë rresht u zhvilluan luftime të ashpra, që, në shumë pika, kaluan në përleshje trup me trup. Më 1 maj kryengritësit u detyruan të lënë Grykën e Kaçanikut, por e vazhduan qëndresën në grupe prej 150–200 vetash në Malësinë e Karadakut, në Moravë, në Preshevë, në Gjilan, në Bujanoc etj., deri më 6 maj. Humbjet ishin të mëdha për të dy palët. (Në fotografi: Gryka e Kaçanikut, vendi ku u zhvillua beteja.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 227.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Gani Strazimiri

Në Tiranë, u nda nga jeta Gani Strazimiri, piktor e arkitekt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img