Zonja Çurre

Lexo ngjarje:

U vra në luftë në Qafëshkallë të Klosit (Mat) Zonja Çurre, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Tragjas të Vlorës, në vitin 1920. Mori pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qe përgjegjëse e të rejave në Tragjas, me të cilat punoi për t’i lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në radhët e çetave partizane dhe më vonë të Brigadës V Sulmuese, përballoi vështirësitë e luftës. Si komandante skuadre, e pastaj kompanie, tregoi trimëri e guxim, veçanërisht gjatë mësymjes së përgjithshme armike të dimrit (1943–1944). U vra në vitin 1944. (Në fotografi: Zonja Çurre)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 406.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img