Klementi XI

Lexo ngjarje:

Në Urbino (Itali), në një familjeje fisnikësh me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit, lindi Klementi XI, papë në vitet 1700–1721. Emri i pagëzimit: Xhovani Françesko (Giovanni Francesco) Albani. U emërua kardinal nga papa Inocenti XI, në vitin 1690. U zgjodh papë më 23.11.1700, rreth dy muaj pas vdekjes së Inocentit XII. Klementi luftoi kundër nepotizmit brenda kishës. Në vitet 1715–1718 mbështeti Venedikun dhe perandorin Karli VI në luftën kundër osmanëve. Në pontifikatin e Klementit XI nën drejtimin e kryeipeshkëvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviqit, u mblodh Kuvendi i Arbënit (1703), procesverbali i të cilit u botua më 1706, shqip e latinisht. U nda nga jeta në vitin 1721. (Në fotografi: Papa Klementi XI)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1184.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Pope_Clement_XI

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img