Në Pogradec lindi Kostandini A. (Taso), pjesë e artistëve të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë. Ai kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, për pikturë monumentale (1978). Taso ishte bashkautor në realizimin e mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë. Kostandini A. (Taso) është artisti që i ka realizuar punimet e tij në të gjitha gjinitë e artit pamor. Artisti është një nga grafistët më të njohur shqiptarë, i njohur për ciklet me temën sociale dhe atë historike. Është vlerësuar me titullin “Piktor i Merituar” (1991) dhe “Qytetar Nderi” (2005) i qytetit të Pogradecit. Atelie “Taso” aktualisht është banesa dykatëshe e artistit në Pogradec, pranë qendrës së qytetit. Përveç studios-atelie ku artisti krijon, të gjitha mjediset e tjera të shtëpisë janë kthyer në ambiente muzeore. (Në fotografi: Vepra e Tasos “Piramida dhe sheshi para saj”, Tiranë, 2014, vaj në kanavacë,)
Teksti: Drishti Y., 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 66.
Fotografia: © Kostandini A. (Taso), koleksion i autorit.
Përpunim grafik: AHCF




