U vra në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, në Dukaj të Tepelenës, Mitro Xhani, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Piqeras të Sarandës, në vitin 1916. Gjatë kohës që kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak (1942), u lidh me elementë komunistë. U hodh në rreshtat partizane në Pezë (mars, 1942) e më pas shkoi në vendlindje (gusht, 1942), ku punoi për organizimin Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Partizan në çetën “Hajredin Tremishti” që me formimin e saj (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, më 1942. Zv.komisar batalioni në Brigadën VI Sulmuese (1944) mori pjesë në shumë beteja. (Në fotografi: Mitro Xhani)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2948.
Fotografia: © Kadiu A.
Përpunim grafik: AHCF




