U nda nga jeta imzot Ernest Çoba, kryeipeshkëv i Shkodrës, kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë. Ernest Çoba lindi më 1913, në Laç (Vau i Dejës). Më vitin 1936 u shugurua meshtar dhe, gradualisht, nga Kisha Katolike iu besuan disa drejtime si mësues i besimit në Seminarin Papnor (Shkodër), deri më 1946. Shërbeu si famullitar i Shkodrës (1946–1952), sekretar i përgjithshëm i kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare (1952–1956). Nga viti 1956, emërohet kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë në vitet më të vështira që Kisha Katolike po kalonte me shkëputjen e varësisë së saj nga Vatikani dhe largimin e Bernardin Shllakut si drejtues i saj. (Në fotografi: Ernest Çoba)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




