Antonio Baldaci

Lexo ngjarje:

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik. Që nga fundi i shekullit XIX filloi të bëjë kërkime në Ballkan (në Dalmaci, në Malin e Zi, në Shqipëri e në Greqi). Botoi artikuj dhe libra lidhur me Shqipërinë për çështje ekonomike, politike, gjeografike, botanike dhe etnografike. Ndër to kryesore është vepra “Studi speciali albanesi” në tri vëllime (“Studime të posaçme shqiptare”, 1932–1937). Për gjeografinë kanë interes “Itinerari albanesi” (“Itinerare shqiptare”, 1892– 1902), “Nuove carte dell’Albania” (“Harta të reja të Shqipërisë”, 1914), “Albania” (“Shqipëria”, 1929). Studimet e tij për Shqipërinë dhe për vise të tjera ballkanike kanë karakter përshkrimor, përmbajnë të dhëna me vlerë për gjendjen ekonomike-shoqërore dhe demografike të Shqipërisë dhe lidhen edhe me interesimin në rritje të shtetit italian për bregun lindor të Adriatikut. (Në fotografi: Antonio Baldaci)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 161.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Antonio_Balda%C3%A7i

Përpunim grafik: AHCF

 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img