Impresum

info@albanianheritage.al

20.5 C
Tirana
E martë, 12 Maj, 2026

Zekeria Rexha

Lexo ngjarje:

Në Gjakovë lindi Zekeria Rexha, veprimtar i lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë, studiues i historisë, shkrimtar, Mësues i Popullit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Mbaroi shkollën e mesme në Liceun Francez të Korçës. Studimet e larta për filozofi i vazhdoi në Francë dhe i mbaroi më vonë në Beograd. Në kohën midis dy luftërave botërore shërbeu në Ministrinë e Arsimit në Tiranë, kurse më 1942 themeloi në Gjakovë dhe, për ca kohë, drejtoi Shkollën e parë Normale të Kosovës. Ka qenë pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit (1943-1944) si dhe njëri ndër hartuesit dhe nënshkruesit e Rezolutës së saj. Pas luftës punoi si mësimdhënës i filozofisë në gjimnazin e Prishtinës, redaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe punonjës shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Përveç veprimtarisë arsimore, kulturore e shkencore, bëri përkthimet e para në Kosovë, sidomos të autorëve klasikë francezë dhe të tjerë. Ishte i njohur me pseudonimet e tij: Ramë Zuka, Azi e Shpend Dukagjini. Me pseudonimin e parë botoi ciklin e tregimeve humoristike-satirike me personazhin e Talush Efendisë, i cili u paraqit në vitet 1951–1956, në faqet e “Jetës së re”. Pas vdekjes së autorit, tregimet u botuan në Prishtinë në një libër të veçantë me titullin “Talush Efendija” (1973). (Në fotografi: Zekeria Rexha)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1417–1418.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Zekeria_Rexha

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ejëll Deda

Në spitalin e burgut të Shkodrës, pas torturash çnjerëzore u nda nga jeta dom Ejëll Deda, prift dioqezian.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img