Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Giuseppe Gangale

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Giuseppe Gangale, një ndër kontribuuesit e parë për ruajtjen e kujtesës identitare arbëreshe. Lindi në vitin 1891. Ai ishte ndër ta parët studiues të kulturave minoritare në Itali dhe Evropë, antifashist, teolog dhe etnolog. Ndoqi studimet në liceun arbëresh të Shën Adrianit në San Demetrio Corone, që cilësohet si djep i kulturës edhe i liturgjisë së ritit të krishterë ortodoks të arbëreshëve në Kalabri. Mori pjesë në Luftën e Parë Botërore (1915–1918) dhe më tej u transferua në Firence, ku u diplomua në filozofi (1921), duke u specializuar më tej në historinë e feve, nën drejtimin e Vittorio Machioro. Gangale shfaqi një interes të mirëfilltë shkencor për studimin e gjuhës arbëreshe dhe konsiderohet si një nga themeluesit e gjuhësisë arbëreshe duke kryer kërkime në terren. Ai vizitoi rreth dyzet komuna arbëreshe, duke e ngushtuar më tej fokusin e studimit në shtatë prej tyre. Përmes këtyre qendrave ai kërkonte të vendoste perimetrin kulturor, etnologjik dhe gjuhësor të një Arbërie në zhdukje, por me një trashëgimi “të mirëfilltë” për t’u ruajtur me ngulm. (Në fotografi: Giuseppe Gangale)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://diasporashqiptare.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img