Në Palac Adriano (Sicili) lindi Andrea Dara, i biri i Gavril Darës (i Riu). Mësimet e para i kreu në Seminarin shqiptar e në Universitetin e Palermos, ku u diplomua në drejtësi. Ai i përkiste familjes Dara, me tradita të shquara kulturore e poetike. Ishte autor i veprës “Gramatika e gjuhës shqipe”, botim i bazuar në studimin e shprehive të veprimtarive dhe të traditave të arbëreshëve, botuar më 1830. Më vonë, më 1859, ka botuar edhe një fjalor italisht-shqip dhe një vëllim me këngë folklorike të arbëreshëve të Sicilisë. Nga publiku i gjerë njihet kryesisht për plotësimin e përmbledhjes së këngëve të vjetra popullore, punë që e kishte filluar i ati. Sipas studiuesit Kolë Kamsi, ka lanë pas këto shkrime të pabotuara: “Fjalor shqip-italisht e italisht-shqip” (“Vocabolario albanese-italiano e italiano-albanese”), të pasur me fjalë e me një gramatikë të vogël; “Ungjilli i Shën Mateut” (“Il Vangelo di San Matteo”) përkthyer në dialektin shqip të Palac Adrianit; “Doke e zakone të Palac Adrianit” (“Usi e costumi di Palazzo Adriano”). (Në fotografi: Pamje nga Palac Adriano, Sicili.)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Palazzo_Adriano
Përpunim grafik: AHCF




