Në Gjakovë lindi Qamil Grezda, piktor. Grezda u përket artistëve shqiptarë që studiuan në Akademitë Italiane në gjysmën e parë të shekullit XX (1938–1943). Ai është kryesisht një piktor realist, që i krijoi veprat e tij në periudhën e realizmit socialist (1944–1990). I prirur kryesisht drejt natyrës, piktori Qamil Grezda iu kushtua peizazhit dhe portretit realist. Shkollën fillore dhe një pjesë të arsimit të mesëm i kreu në qytetin e Shkodrës. Më 1936, Qamil Grezda kaloi në shkollën e vizatimit në Tiranë. Prindërit e dërgojnë Grezdën në Foggia (Itali) për të studiuar në degën e agronomisë apo financës, por ai fitoi konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura, në Romë. Pas diplomimit, kthehet në Shqipëri dhe pas mbarimin e luftës, Grezda emërohet si skenograf në Radio-Teatër, Tirana. Gjatë viteve 1948–1953 ishte drejtor i Muzeut të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, e më tej pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në shkollën e mesme pedagogjike, në Filarmoninë e Shtetit etj. Koleksioni veprave të Qamil Grezdës ndodhen të ruajtura në fondet e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, dhe në koleksionin e familjes së piktorit. (Në fotografi: Autoportret “Qamil Grezda”, vaj mbi kompensatë.)
Teksti: http://galeriakombetare.gov.al/en/collection/qamil-grezda.shtml
Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve
Përpunim grafik: AHCF




