Abdullah Tahiri

Lexo ngjarje:

Në burgun e Dubravës u ekzekutua nga forcat serbe Abdullah Tahiri, veprimtar politik, nismëtar i parë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Anamoravë, dëshmor. Lindi në fshatin Malishevë të Gjilanit. Kreu gjimnazin në Gjilan, më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981. Për shkak të veprimtarisë së tij, u arrestua dhe u dënua nga pushteti i atëhershëm. Me fillimin e luftës së armatosur, u angazhua për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan dhe Anamoravë. Në pranverë të vitit 1998 qëndroi disa herë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i bashkërenditur punët e organizimit të Zonës Operative të Karadakut. Vuri lidhje me Kosovën Lindore dhe organizoi rrugët e para të furnizimit me armatim për këtë zonë. Për shkak të këtij aktiviteti u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg. Në 19 maj u ekzekutua bashkë me shumë të burgosur të tjerë shqiptarë. (Në fotografi: Abdullah Tahiri)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1638.

Fotografia: © https://trimat.al/hero/abdullah-tahiri

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anastas Kondo

U nda nga jeta Anastas Kondo, shkrimtar, skenarist.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img