Leon Çika

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Leon Çika, piktor, grafist, skenograf, kameraman dhe fotograf i njohur shqiptar i shekujve XX–XXI. Çika u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, në degën e grafikës (1977). Leon Çika ka marrë pjesë në grupin e artistëve shqiptarë që projektuan dhe realizuan pjesët e brendshme të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (1979–1982). Drejtoi për disa vite laboratorin fotografik të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe ishte gazetar nga viti 1993–2019 i agjencisë “Reuter”, në Tiranë. Leon Çika i përket peizazhistëve shqiptarë të natyrës me prirje impresioniste, duke u fokusuar në peizazhin urban të qyteteve muze të Shqipërisë. Në ciklet piktorike të viteve 2005, Leon Çika eksperimentoi drejt një pikture formaliste me ngjyra të theksuara dhe abstrakte. Leon Çika ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare të organizuara në Shqipëri deri në vitin 1990. Eshtë autor i albumit “Berati” dhe i fotografive të disa botimeve të rëndësishme mbi artistët shqiptarë dhe ikonografinë. (Në fotografi: Vepra e Çikës “Tirana e vjetër me dëborë, 1988, vaj në kanavacë.)

Teksti: Drishti Y., 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 140.

Fotografia: © Drishti Y., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img