Gazeta “Kombi”

Lexo ngjarje:

Në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës doli numri i parë i gazetës “Kombi” (1906–1909), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e letrare në shqip, pjesërisht edhe frëngjisht, italisht e anglisht. Vijoi 110 numra deri më 1909. E drejtonte Sotir Peci. Ishte e para gazetë e shqiptarëve të Amerikës me program atdhetar që lidhej me Rilindjen Kombëtare. Mbajti qëndrim kritik ndaj xhonturqve, demaskoi synimet e shteteve fqinje, si dhe politikën e Austro-Hungarisë e të Italisë ndaj Shqipërisë, përkrahu autonominë e Shqipërisë. Gazeta “Kombi” propagandoi nevojën e bashkimit të shoqërive politike të kolonisë shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një organizatë të vetme, si dhe mbështeti lëvizjen kombëtare shqiptare. Paraqiti edhe veprimtarinë e mërgimtarëve shqiptarë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunuan në gazetën “Kombi” Fan S. Noli (për disa kohë edhe si redaktor me pseudonimin Ali Baba Qyteza), Mihal Grameno, Kristo Dako etj. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Kombi”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1221–1222.

Fotografia: © https://www.thealbanian.co.uk/kombi-gazeta-e-pare-shqiptare-ne-shba-foto/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img