Lufta e Tre Heronjve të Shkodrës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Lufta e Tre Heronjve të Shkodrës”, një nga përpjekjet më heroike të luftës në qytete gjatë vitit 1942. Në një shtëpi në rrugën “Firej” të Shkodrës, fashistët rrethuan veprimtarët e njohur të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare: P. Rexhepi, B. Kadia dhe J. Misja. Përballë forcave të shumta të armikut ata luftuan deri në fund. Forcat fashiste arrinin deri në 600 milicë e karabinierë, të pajisur me mjete e armatime të shumta. Orvatjet e armiqve për t’u futur në shtëpinë “kala” dështuan; mes tyre pati disa të vrarë e të plagosur. Luftimet vazhduan gjatë, por heronjtë nuk u mposhtën. Më në fund armiqtë i vunë zjarrin shtëpisë. Përmes flakëve heronjtë luftuan me trimëri. Akti i tyre pati jehonë në mbarë vendin dhe u bë i njohur edhe nga kënga e “Tre heronjve të Shkodrës”, që u shkrua e u kompozua nga Kolë Jakova menjëherë pas ngjarjes. (Në fotografi: Përmendore kushtuar heronjve të Shkodrës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1553.

Fotografia: © https://www.starplus-tv.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img