Në Tiranë lindi Qamil Prizreni, piktor, akuarelist dhe grafist i rëndësishëm në artit shqiptar të shekujve XX–XXI. Gjatë viteve 1953–1959 kreu studimet për pikturë në LAJM, në Tiranë. Më 1961 mori pjesë në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt) dhe më pas realizoi dhe ekspozoi shumë tablo me temë historike, portrete dhe peizazhe. Pas vitit 1990, Prizreni hapi një studio galeri në Tiranë dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita jashtë vendit. Tablotë e tij sjellin motive nga jeta e përditshme, nëpërmjet një pikturimi realist, ku ndihet qartë ngjyra delikate dhe drita mesdhetare. Përveç tablove në teknikën e ngjyrave të vajit, piktori Qamil Prizreni realizon dhe punime në akuarel me temë nga jeta sociale e Tiranës. Prizreni ka realizuar me qindra punime kushtuar Tiranës. (Në fotografi: Vepra e Prizrenit “Sheshi në qendër të Tiranës, 1964, vaj në kanavacë.)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 164.
Fotografia: © Ylli Drishti
Përpunim grafik: AHCF




