Në Shkodër u pushkatua dom Alfons Tracki, klerik gjerman. Lindi në Bliszczyce (Poloni), në vitin 1896. U shugurua meshtar në Shkodër, më 14 qershor 1925. U emërua zëvendës-famullitar i Katedrales së Shkodrës, pastaj famullitar i Pulajve (Velipojë). Prej vitit 1943 u emërua zëvendës-famullitar i Dom Mikel Koliqit në Katedralen e Shkodrës. U arrestua në Shllak, më 14 shkurt 1946, në zonën e Mazrrekut, ku ishte strehuar meqë, duke qenë gjerman, konsiderohej si spiun. Po atë ditë u dërgua në burgun e Shkodrës. U dënua me vdekje më 18 korrik 1946 dhe një ditë më pas u pushkatua. (Në fotografi: Alfons Tracki)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-alfons-tracki/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-alfons-tracki/
Përpunim grafik: AHCF




