Beteja e Rahovecit

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Beteja e Rahovecit”, betejë e zhvilluar ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore të Serbisë në qytetin e Rahovecit dhe në rrethinë. Ishte një nga betejat më të ashpra të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe. Lufta në Rahovec u zhvillua në rrethana të ndërlikuara, si rezultat i rezistencës së madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Forcat serbe përdorën së paku dy brigada të armatës jugosllave të mekanizuar, të përforcuara me njësi speciale dhe paramilitare dhe me njësitet e artilerisë së rëndë. Në ofensivën për pushtimin e Rahovecit forcat serbe shfrytëzuan edhe bazat në fshatin Hoçë e Madhe. Gjatë kësaj ofensive u vranë shumë civilë. Masakra më e madhe u bë tek Teqja e Rahovecit, në qendër të qytetit, ku nuk kishte asnjë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja kryesore për Rahovecin u zhvillua më 19 korrik 1998, por vazhdoi edhe në ditët vijuese. Forcat serbe gjatë ditëve të betejës morën peng shumë civilë, disa prej të cilëve u ekzekutuan (midis tyre edhe shehu i Teqes së Rahovecit), ndërsa një numër syresh u dërguan në vende të panjohura, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Strukturat ushtarake dhe civile serbe në Prizren, më 22 korrik 1998 hapën në varrezat e qytetit dy gropa të mëdha për varre masive dhe varrosën aty shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec. (Në fotografi: Qyteti i Rahovecit, Kosovë)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 181.

Fotografia: © https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2017/09/Qyteti.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img