Muzafer Asqeriu

Lexo ngjarje:

U vra në luftë me forcat italiane, Muzafer Asqeriu, pjesëmarrës në lëvizjen komuniste dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1918. Në vendlindje ndoqi dhe gjimnazin. Aty përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi propagandë për përhapjen e tyre dhe kundër regjimit monarkist. Për këtë u përjashtua nga shkolla, u arrestua dhe më vonë u internua në Bilisht (1938). Pas kthimit nga internimi, formoi në Gjirokastër grupe me kundërshtarë të regjimit dhe simpatizantë të komunizmit. U arrestua sërish në janar 1939 dhe në gjyqin që u zhvillua kundër komunistëve në Tiranë, më 4–10 shkurt, u dënua me 6 vjet burgim. Pas pushtimit fashist u kthye në Gjirokastër, ku vazhdoi veprimtarinë antifashiste. Me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare u pranua anëtar i saj dhe u zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor për Gjirokastrën. Më 1942 u hodh në ilegalitet. U vra pranë fshatit Goricë të Dropullit. (Në fotografi: Muzafer Asqeriu)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 137.

Fotografia: © Kadiu A., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img