U var nga nazistët gjermanë në burgun e Gjirokastrës Persefoni Kokëdhima, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit. Lindi në Qeparo të Himarës, në vitin 1924. U aktivizua në grupet e rinisë komuniste dhe në fillim të vitit 1944 u hodh në radhët e Brigadës VI Sulmuese. Mori pjesë në luftimet gjatë mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944. U zbulua dhe u arrestua e sëmurë rëndë, në fshatin e lindjes. Pasi u torturua në burgun e Gjirokastrës, u var nga nazistët. (Në fotografi: Persefoni Kokëdhima)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1204.
Fotografia: © https://tr.wikipedia.org/wiki/Persefoni_Kok%C3%ABdhima
Përpunim grafik: AHCF




