Hajri Mane

Lexo ngjarje:

U ekzekutua Hajri Mane, ushtarak. Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1919. U arrestua më 28 korrik 1960 si anëtar i të ashtuquajturit “grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Me vendim nr. 5, datë 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut”, për “organizim bandash të armatosura” dhe për “agjitacion e propagandë”, duke e dënuar me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e gradës dhe të dekoratave. U ekzekutua bashkë me Teme Sejkon, Tahir Demin dhe Abdyl Resulin. (Në fotografi: Grupi i të arrestuarve çam, 1961.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 192–193.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img