Në Tiranë u realizua filmi i parë artistik shqiptar i metrazhit të gjatë “Tana”. Ai u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”). Filmi “Tana” ishte me regji të Kristaq Dhamos; skenar të Kristaq Dhamos, Fatmir Gjatës dhe Nasho Jorgaqit; me muzikë të Çesk Zadejës. Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit, mbështetet në novelën me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ’50 të shekullit XX. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë. (Në fotografi: Skeda e filmit “Tana”)
Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/video-filmi-i-pare-shqiptar-tana/
Fotografia: © Kinematografia Shqiptare, Tiranë.
Përpunim grafik: AHCF




