Mustafa Hilmi Leskoviku

Lexo ngjarje:

U vra nga forcat malazeze në Fushën e Shtoit (Shkodër), Mustafa Hilmi Leskoviku (i njohur me emrin Muço Qulli), veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist demokrat, luftëtar i çetave të armatosura kundërosmane. Lindi në Leskovik, në vitin 1887. Shkollën e mesme e kreu në Manastir, ndërsa studimet e larta për jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Stambollit. U lidh me qarqet patriotike shqiptare qysh në rini. Në Manastir u aktivizua si anëtar i shoqërisë “Bashkimi” dhe botoi gazetën “Drita” (1911–1912). Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme çlirimtare kundërosmane të vitit 1912. Me shpalljen e pavarësisë u emërua zv.ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (1912). Më 1914–1915, botoi gazetën “Populli” (fillimisht në Vlorë e më pas në Shkodër), në të cilën mbrojti çështjen e lirisë, pavarësisë e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Shkroi e botoi mjaft artikuj e analiza politike me pseudonimin “Muço Qulli”. (Në fotografi: Mustafa Hilmi Leskoviku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1471–1472.

Fotografia: © https://www.pressreader.com/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img