Lufta e Vigut

Lexo ngjarje:

Në fshatin Vig të Mirditës u zhvillua “Lufta e Vigut”. Njësiti partizan i përbërë nga pesë komunistët, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ndoc Deda, Ahmet Haxhia dhe Hydajet Lezha, duke qenë të rrethuar, luftuan dhe qëndruan heroikisht kundër 300 forcave kundërshtare. Ata ishin të rinj, të moshës 23–26 vjeç, nga Shkodra, Miloti, Kruja dhe Lezha, me ndjenja dhe veprimtari të gjerë antifashiste, të dënuar e të torturuar nëpër burgje pjesëmarrës aktivë e me funksione të rëndësishme në radhët e formacioneve territoriale e partizane të qarkut të Shkodrës. Heroizmi i tyre pati jehonë të madhe në tërë malësitë e Veriut, duke rritur më tej besimin dhe angazhimin e popullit të këtyre trevave në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. (Në fotografi: Monumenti “5 heronjtë e Vigut”, Shkodër.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1553.

Fotografia: © https://fjala.al/2020/08/21/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img