Sulejman Lokaj

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Sulejman Lokaj, aktor e piktor. Lindi në Lëbushë të Deçanit, në vitin 1933. Shkollën fillore e kreu në Isniq, ndërsa në Pejë mbaroi Shkollën e Mesme të Artit. Studimet për art figurativ i kreu më 1976, në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për një kohë punoi si arsimtar i artit figurativ në Isniq, Deçan dhe Istog. Punoi fillimisht në teatër si aktor dhe regjisor amator i disa shfaqjeve, në të cilat shpesh e bënte dhe dramatizimin, dhe skenografinë. Më 1964 u punësua si aktor në Teatrin e Kombësive (Drama Shqipe) në Shkup ku deri më 1976 luajti një sërë rolesh në shfaqje të ndryshme, nga të cilat veçohen: “Nita”, “Karnavalet e Korçës”, “Buçitje malesh”, “Dielli i mbrëmjes dhe i mëngjesit”, “Armiku i popullit”, “Pylli” etj. Nga viti 1976 punoi si aktor në Teatrin Popullor të Gjakovës, ku gjithashtu luajti një sërë rolesh në shfaqje të ndryshme, si: “Fisheku në pajë”, “I paepuri”, “Intrigë e dashuri”, “Njeriu me top”, “Ezopi”, “Epoka para gjyqit” etj. Luajti gjithashtu edhe në disa filma të metrazhit të gjatë (“Kur pranvera vonohet”, “Njeriu prej dheu”, “Rojet e mjegullës”); në disa filma televizivë (“Era dhe Lisi”, “Kulla”, “Migjeni” etj.), si dhe në disa filma të metrazhit të shkurtër. Në cilësinë e piktorit ka hapur edhe disa ekspozita vetjake. U nderua me Çmimin kombëtar për vepër jetësore (2012) nga Ministria e Kulturës e Kosovës. (Në fotografi: Sulejman Lokaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 992.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/tag/sylejman-lokaj/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img