Bajram Curri

Lexo ngjarje:

Lindi në Gjakovë atdhetari dhe demokrati i shquar, udhëheqësi i lëvizjes për çlirimin e Bashkimin Kombëtar, Heroi i Popullit, Bajram Curri. Ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt (1908). Ndihmoi në ngritjen e shkollave dhe të klubeve shqiptare në Kosovë, mbrojti alfabetin shqip të miratuar në Kongresin e Manastirit (1908), mori pjesë dhe drejtoi klubin “Bashkimi” të Shkupit. Bajram Curri ishte luftëtar dhe drejtues në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet shqiptare kundër pushtimit osman, në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës (1910), në kryengritjen e përgjithshme të armatosur të viteve 1911–1912. U shqua si komandant e prijës në betejat në Qafën e Prushit e në Fushën e Kosovës. Me trimat e bashkëpunëtorët e tij, ai çliroi Shkupin dhe gjithë vilajetin e Kosovës. Në Kongresin e Lushnjës (1920), Bajram Curri u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit përkrah forcave demokratike të vendit. Qëndroi përkrah Nolit dhe demokratëve të tjerë në Revolucionin e Qershorit dhe u vra nga agjentët e Ahmet Zogut, në shpellën e Dragobisë, në vitin 1925. (Në fotografi: Bajram Curri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 367–368.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img