Pandeli Cale

Lexo ngjarje:

Në Selanik u nda nga jeta Pandeli Cale, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë. Lindi në Korçë, në vitin 1874. Mësimet e para i mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Kajro. Bashkëpunoi me atdhetarët e Bukureshtit. Në Korçë u shqua gjatë viteve 1908–1910 për organizimin e klubeve dhe të shoqërive atdhetare. Ishte një nga propaganduesit dhe organizatorët e luftës së armatosur në Shqipërinë e Jugut (1911–1912). Përfaqësoi kryengritësit e Korçës në Kuvendin e Sinjës (1912). Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit (nëntor 1912), si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (1912) si përfaqësues i Korçës. U zgjodh anëtar i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali (ministër i Bujqësisë). Në vitet e Luftës I Botërore mërgoi në Rumani dhe në Zvicër, ku luftoi për ruajtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Pandeli Cale mori pjesë në lëvizjen që shpuri në mbajtjen e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe në lëvizjen për mbrojtjen nga rreziku i pushtimit grek e për bashkimin e trevës së Korçës me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920–1922 ishte deputet i Korçës në parlament. (Në fotografi: Pandeli Cale)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 354.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img