Bardhok Biba

Lexo ngjarje:

Në Qafën e Valmirit në zonën e Kaçinarit të Mirditës u vra Bardhok Biba (1920–1949). Pjesëmarrës i Luftës ANÇ, veprimtar politik dhe funksionar i shtetit në vitet e para pas çlirimit, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Bulshar të Oroshit (Mirditë), në vitin 1920. Ndoqi gjimnazin e shtetit në Shkodër, ku përqafoi idetë komuniste dhe u aktivizua kundër pushtetit monarkist të Zogut. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në tetor 1943, partizan në çetën Pukë-Mirditë (1943), komisar politik në çetën partizane të Bunës e më pas në çetën e Dukagjinit dhe të Pukë-Mirditës (1944). Pas çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme partie e shtetërore në rrethin e Mirditës, si komisar i komandës së vendit e sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Rrethit (1945–1946), kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit (1948), sekretar politik i Komitetit të Partisë të Rrethit (1949). Ishte deputet në Kuvendin Popullor. Punoi për rimëkëmbjen e vendit. U vra më 7 gusht, në Qafën e Valmirit në zonën e Kaçinarit të Mirditës, nga grupe të armatosura antiqeveritare. (Në fotografi: Bardhok Biba)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 239.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Bardhok_Biba

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img