Aleksandra Mano

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Aleksandra Mano, e para arkeologe shqiptare, specialiste në periudhën e antikitetit, profesore. Lindi në fshatin Postenan të Leskovikut, në vitin 1924. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, si partizane në çetën e Çermenikës (1942). Kreu studimet e larta në degën e historisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës (1955) dhe nga ai vit filloi punën në fushën e arkeologjisë në Institutin e Shkencave. Ka drejtuar gërmime në qendra të rëndësishme antike, midis të cilave vendin kryesor e zë qyteti i Apolonisë, në Dyrrah, Dimal, Olympe etj. Veprimtaria studimore e Aleksandra Manos është pasqyruar në mjaft studime e artikuj. Me interes janë punimet për nekropolin tumular dhe të rrafshit të Apolonisë dhe aspektet e kolonizimit helen në Ilirinë e Jugut. Ndihmesë të veçantë përbën monografia “Apolonia e Ilirisë” (2006). (Në fotografi: Aleksandra Mano)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1625.

Fotografia: © https://mediat-shqip.com/2022/11/03/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img