Mbledhja e Fierit

Lexo ngjarje:

Në Fier, në shtëpinë e Omer Pashë Vrionit, u organizua “Mbledhja e Fierit”, forum i njohur me pjesëmarrjen e komiteteve të Shqipërisë së Jugut. Mbledhja u mbajt nën kryesinë e Ismail Qemalit. Në këtë forum të rëndësishëm morën pjesë përfaqësuesit e çetave dhe komiteteve patriotike, pjesëmarrës të kryengritjes së përgjithshme në jug të Shqipërisë. Vendimet që u morën në Mbledhjen e Fierit shërbyen si prelud i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 nëntor 1912. Në bazë të tyre, Ismail Qemali, ngarkohej me mision drejt Stambollit për të kërkuar arritjen e autonomisë, pranë kabineti të ri qeveritar të Ahmet Myftar Pashës. Ndërsa Luigj Gurakuqi u dërgua që të bashkohej me komisionin e Hasan Prishtinës, i cili do të negocionte me palën turke gjatë bisedimeve dypalëshe që do të zhvilloheshin në Shkup. (Në fotografi: Tablo me titull “Shpallja e Pavarësisë”, autor Minella Saro.)

Teksti: Muzeu Historik Fier

Fotografia: © Muzeu Historik Fier

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img