Hasan Çapari

Lexo ngjarje:

Në Margëlliç të Çamërisë lindi Hasan Çapari, piktor shqiptar realist i shekujve XX–XXI. Kreu studimet e mesme për pikturë në liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve (1964). Çapari ka filluar të ekspozojë veprat e tij që në vitin 1959 dhe ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare. Krijimtaria e tij përfshin kryesisht gjinitë e portretit dhe të peizazhit, ku është dalluar për një vështrim realist me prirje impresioniste. Në pikturat e tij vihet re një kolorit i ngjyrave të ngrohta dhe kalime delikate të raporteve dritë-hije. Në peizazhet e artistit Çapari ndihet një rrjedhshmëri që krijon ndjesinë e një piktori të ndjeshëm. Pas vitit 1990 ai ka ekspozuar në grup me Shoqatën Mbarëkombëtare të Artistëve Figurativë të Shqipërisë, si dhe me grupimin “Nëntori”. (Në fotografi: Vepra e Çaparit “Malësorja”, 2009, vaj në kanavacë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 19202020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 94.

Fotografia: © Koleksion i autorit.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img