Skënder Çeku

Lexo ngjarje:

Në Qyshk të Pejës lindi Skënder Çeku, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Pas gjimnazit në Pejë, kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë shërbimit ushtarak ndoqi shkollën ushtarake për oficerë rezervë në Zarë të Kroacisë dhe mori gradën e nëntogerit, më vonë të kapitenit. Për shkak të veprimtarisë politike ilegale, në vitin 1985 u burgos dhe u dënua me disa vjet burg. Pas daljes nga burgu, në revoltën e 31 janarit 1991 u plagos nga policia e Serbisë. Më pas emigroi në Zvicër, ku vazhdoi veprimtarinë për çlirimin e Kosovës. Në verën e vitit 1998 u kthye nga Zvicra në Shqipëri dhe që andej kaloi në Kosovë me bashkëluftëtarët e tij, duke u pozicionuar në fshatrat Raushiq, Loxhë e rrethinë. Përballja e tij e parë me forcat serbe ishte beteja e Loxhës (6 korrik 1998). Më pas u përball në betejat e vazhdueshme kundër forcave serbe, të cilat ndërmerrnin sulme të përditshme në këtë vijë të frontit. Veçohet beteja e 15 gushtit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan në Loxhë me artileri të rëndë pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bombarduar edhe nga ajri me avionë luftarakë. Në luftë e sipër, në lagjen e Morinëve, Skënder Çeku u plagos rëndë. U tërhoq nga fushëbeteja dhe u dërgua në spitalin ushtarak në zonën e Malishevës, ku u nda nga jeta dy ditë më vonë. Më 2012, nga Presidentja e Kosovës u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Skënder Çeku)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 272.

Fotografia: © https://zarfiinfo.wordpress.com/2019/08/17/%E2%80%8Bharadinaj-skender-ceku-ishte-strateg-i-mprehte/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img