Mustafa Krantja

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Mustafa Krantja, dirigjent dhe veprimtar i muzikës, profesor, Artist i Popullit. Lindi në Kavajë, në vitin 1921. Veprimtarinë artistike e filloi më 1943, si violinist në orkestrën e Radio Tiranës. Studimet për dirigjim i kreu në Konservatorin e Pragës (1950). Karriera e tij profesionale si dirigjent u lidh ngushtë me themelimin dhe me veprimtarinë e institucioneve kryesore muzikore shqiptare, si Orkestra Simfonike e Filarmonisë Shqiptare, e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe e Radio Televizionit Shqiptar. Gjatë viteve 1950–1960 drejtoi pjesën kryesore të repertorit skenik të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe shumë nga koncertet e para simfonike në vend. Mori pjesë në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare të kohës. Si bashkëthemelues i klasës së dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, e ushtroi gjatë veprimtarinë pedagogjike. U mor gjithashtu me publicistikë muzikore (ka botuar dhjetëra artikuj), dha ndihmesë aktive në formimin e orkestrave simfonike në disa qytete kryesore të vendit. Ka kompozuar disa këngë, ndër të cilat kënga për Asim Zenelin, dhe pjesë orkestrale e simfonike. Ka marrë Çmimin e Republikës. Është dekoruar me medaljen “Dvorzhak” nga Presidenti i Republikës Çeke dhe me urdhrin “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Mustafa Krantja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1335.

Fotografia: © https://tkob.gov.al/?event=mjeshtrat-qe-themeluan-tkob-mustafa-kranja

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img