Bep Jubani

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Bep Jubani, arkeolog, studiues i prehistorisë. Lindi në Shkodër, në vitin 1935. Studimet e larta për arkeologji i kreu në Shën Pjetërburg. Në fillim të viteve ’60 të shekullit XX drejtoi gërmimet në qendrën e fortifikuar parahistorike të Gajtanit. Në këto vite interesi i tij kërkimor përfshiu edhe disa vendbanime të Shqipërisë Juglindore, si ai i Kamnikut në Kolonjë dhe, veçanërisht, varrezat tumulare të Shqipërisë Veriore, si ato në Krumë, Çinamak, Kënetë (të Kukësit), Shkrel dhe Shtoj. U arrestua më 1976 dhe më 29 korrik të po atij viti, me vendim nr. 58, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë” dhe vendosi mbylljen e të pandehurit në një institucion mjekësor për kurim të detyruar. (Në fotografi: Bep Jubani)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 78.

Fotografia: © https://prizrenpress.com/shuhet-arkeologu-bep-jubani/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img