Jusuf Gërvalla

Lexo ngjarje:

Në Untergruppenbach, afër Shtutgartit (Gjermani) u vra Jusuf Gërvalla, shkrimtar, veprimtar i çështjes kombëtare, Hero i Kosovës. Lindi në Dubovik të Deçanit (Kosovë), në vitin 1945. Kreu shkollimin në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë dhe në Lubjanë. Një kohë punoi si përkthyes në gazetën “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, më pas si gazetar në të përditshmen “Rilindja” në Prishtinë, ku ndoqi aktivitetet kulturore dhe veprimtaritë muzikore në Kosovë dhe më gjerë. Në fushën e letërsisë ka botuar veprat “Fluturojnë e bien” (1975), “Shenjat e shenjta” (1980), “Rrotull” (1983). U bë i njohur edhe me veprat e tij dramatike dhe publicistike, si dhe në fushën e përkthimit. Gjithashtu dha kontribut edhe në fushën e muzikës. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar dhe politik, u detyrua të largohej nga Kosova dhe u vendos në Gjermani, ku mori statusin e të strehuarit politik. Në emigracion vazhdoi të merret me aktivitet politik, duke marrë pjesë në organizimet e mërgimtarëve nga Kosova. Fillimisht botoi gazetën “Lajmëtari i Lirisë” (1980), e më vonë “Zëri i Kosovës” (1981). Jusuf Gërvalla përfaqëson intelektualin e përmasave të veçanta kombëtare, vepra e të cilit është projektuar përbrenda vizionit poetik dhe idealit kombëtar. Dimensioni krijues i veprës së tij cek temat letrare që ndërlidhen me fatin e njeriut dhe të popullit shqiptar. Konsiderohet njëri ndër veprimtarët më të rëndësishëm të çështjes kombëtare. (Në fotografi: Jusuf Gërvalla)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 505–506.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/jusuf-gervalla-poet-dhe-atdhetar-i-shquar/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img