Kozma Lara

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Kozma Lara, kompozitor, “Artist i merituar”, profesor. Lindi në Durrës, më 4 janar 1930. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” në degën e pianos. Në vitet 1959–1961 ndoqi studimet e larta për kompozicion në konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës, të cilat i vijoi e i përfundoi në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, duke qenë njëkohësisht edhe një ndër pedagogët e parë dhe autor tekstesh. Veprimtaria krijuese e Kozma Larës zë fill në vitet ’60 të shekullit XX dhe shtrihet gati në të gjitha gjinitë e format muzikore, në fushën e muzikës vokale, të muzikës së dhomës, asaj simfonike, koncertore e skenike. Një pjesë të mirë të krijimtarisë ia kushtoi muzikës pianistike, si autor i disa albumeve me pjesë të llojit, i sonatave dhe i koncerteve për piano e orkestër, suitave orkestrale, trio, rapsodi etj. Kozma Lara është bashkëthemelues dhe drejtues i shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, në kuadër të së cilës organizoi festivalin e romancës shqiptare dhe botoi disa nga krijimet më përfaqësuese të llojit. (Në fototgrafi: Kozma Lara)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1457.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kozma_Lara

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img